10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrau gruan , I burgosuri amerikan gjendet i varur në qelinë e burgut të Shkodrës – ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit në orët e mbrëmjes së 28 tetorit 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e burgut kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë Saporiton nga dhoma me shenja jete dhe puls, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, ku stafi mjekësor ka tentuar ta mbajë në jetë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 57-vjeçari ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital.

Brendon Ronald Saporito, me shtetësi amerikane dhe datëlindje 22 prill 1968, ndodhej në paraburgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër që i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe ishte transferuar në IEVP Shkodër më 4 maj 2025.

Ngjarja është raportuar menjëherë te autoritetet kompetente, ndërsa Prokuroria e Shkodrës dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Drejtoria e IEVP Shkodër njoftoi se po bashkëpunon ngushtë me organet hetimore për dokumentimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e të paraburgosurit, ndërsa trupi i pajetë i është dërguar Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...