23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi – sulm në shtëpinë e tij në Zintan

Saif al-Islam Gaddafi, djali më i njohur i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, është vrarë sot në Libi, njoftuan zyrtarë dhe mediat lokale. Ai ishte 53 vjeç.

Avokati i Gaddafit, Khaled al-Zaidi, dhe këshilltari i tij politik, Abdulla Othman, konfirmuan vdekjen e tij në postime të ndara në Facebook, pa dhënë detaje të tjera. Sipas agjencisë libiane të lajmeve Fawasel Media, burra të armatosur sulmuan dhe vranë Gadafin brenda shtëpisë së tij në qytetin Zintan, rreth 136 kilometra në jugperëndim të Tripolit.

Ekipi politik i Gaddafit publikoi një deklaratë, duke e quajtur sulmin “vrasje frikacake dhe të pabesë” dhe duke thënë se “katër burra të maskuar” mbyllën kamerat e sigurisë në shtëpi në një përpjekje për të fshehur gjurmët e tyre. Sipas deklaratës, Gaddafi u përlesh me sulmuesit para se të vritej.

Khaled al-Mishri, ish-kreu i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë – një organ me njohje ndërkombëtare – kërkoi një “hetim urgjent dhe transparent” për vrasjen e tij.

Saif al-Islam Gaddafi, ndërsa asnjëherë nuk mori një pozicion zyrtar qeveritar në Libinë post-Gaddafi, konsiderohej figura e dytë në hierarkinë e sundimit të babait të tij nga fillimi i viteve 2000 deri në vitin 2011, kur Muamar Gaddafi u vra nga forcat opozitare gjatë kryengritjes në vend.

Ai u kap dhe u arrestua në vitin 2011, teksa përpiqej të largohej nga Libia pas rënies së Tripolit. Pas arrestimit në Zintan, ai u mbajt në paraburgim deri në vitin 2017, kur u lirua si pjesë e një faljeje të përgjithshme dhe që atëherë jetonte në Zintan, duke u përpjekur të shmangte përndjekjen.

I lindur në qershor të vitit 1972 në Tripoli, Saif al-Islam u arsimua në Perëndim dhe ishte i njohur për disa iniciativa reformuese në fillim të viteve 2000, përfshirë udhëheqjen e bisedimeve për çmontimin e armëve bërthamore të Libisë dhe negocimin e kompensimit të familjeve të viktimave të bombardimit të fluturimit Pan Am 103 mbi Lockerbie, Skoci. Ai studioi në Shkollën e Ekonomisë në Londër dhe fliste rrjedhshëm anglisht.

Megjithatë, kur kryengritja popullore shpërtheu në vitin 2011, Saif al-Islam u bë një nga figurat kryesore të shtypjes së protestave në emër të regjimit të babait të tij dhe u përfshi në dhunë ndaj kundërshtarëve të Gaddafit. Pas luftës, kundër tij u ngritën akuza për torturë dhe dhunë ekstremë, dhe ai u vendos në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) e kërkoi për krime të dyshuara kundër njerëzimit në vitin 2011.

Në vitin 2015, një gjykatë në Tripoli e dënoi atë me vdekje në mungesë. Ai u përpoq të largohej nga Libia i maskuar si banor lokal, por u kap nga një milici në shkretëtirë dhe u kthye nën arrest. Në nëntor 2021, Gaddafi njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale, por u skualifikua për shkak të dënimit, ndërsa debatet në lidhje me kandidaturën e tij kontribuan në vështirësitë e procesit zgjedhor në vend.

Vrasja e tij shënon një tjetër kapitull të dhunshëm në historinë e trazuar të Libisë, ku konfliktet e brendshme, ndarjet politike dhe përplasjet mes fraksioneve vazhdojnë të lënë gjurmë të thella në jetën publike dhe stabilitetin e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...