25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vuan nga probleme të shëndetit mendor,zhduket 49-vjeçarja në Kolonjë, prej 3 ditësh

Një 49-vjeçare nga fshati i Gozhdarazhdë i Kolonjës ka humbur kontaktet me familjarë prej tre ditësh. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Mimoza Kristo, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vëllai i saj, shtesi R. Kristo ka bërë kallëzimin në polici, ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e motrës së tij.

“Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Të afërmit njoftojnë se në momentet kur Mimoza Kristo është larguar nga shtëpia, ajo ka qënë e veshur me rroba të errëta.

Kush e sheh ose ka ndonjë informacion të njoftojë në numrin e telefonit 0692470101.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...