26.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Vuçiç garanton fundin e mandatit dhe mohon ndryshimin e Kushtetutës: “Nuk jam diktator, Serbinë nuk do ta drejtoj përgjithmonë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk ka aspak në plan të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president. Ai theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një viti e gjysmë dhe se nuk ka ndërmend të shkelë ligjin apo traditën demokratike të vendit.

“Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as që më shkon ndër mend të ndryshoj Kushtetutën për ta bërë këtë. Nuk jam diktator, siç më paraqesin zakonisht mediat austriake. Karrierën time si president do ta përfundoj për një vit e gjysmë,” tha Vuçiç gjatë një konference për shtyp me kancelarin austriak, Christian Stocker, në Beograd.

Ai njoftoi gjithashtu se zgjedhjet në Serbi do të shpallen përpara afatit ligjor, por nuk dha një datë të saktë, duke theksuar se kjo është kompetencë e institucioneve shtetërore.

“Do të ndihmoj dikë dhe do të luftoj që ata që mendoj se mund ta çojnë Serbinë përpara të kenë sukses në zgjedhje – këtë do ta bëj patjetër. Nga cilat pozita, kjo nuk është temë tani, dhe as nuk mund ta them,” shtoi Vuçiç.

Presidenti serb pohoi se zgjedhjet do të jenë pasqyrë e mendimit të popullit dhe nënvizoi se protestat dhe demonstratat janë forma legjitime të shprehjes së pakënaqësisë, për sa kohë që nuk kthehen në dhunë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...