34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vuçiç: “Serbia ka gabuar duke votuar Pro rezolutës për Ukrainën në OKB”

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar se Serbia ka gabuar duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbështet Ukrainën dhe integritetin e saj territorial. Ai ka kërkuar falje nga qytetarët serbë dhe ka marrë përgjegjësinë për këtë veprim, duke thënë se ishte i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund të merrej me të gjitha vetë.

“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha vetë. Siç mund ta shihni, unë po e them këtë në një kohë kur është fare e qartë se do të humbas favore apo pikë politike në BE për shkak të kësaj. Mendoj se Serbia duhet të ishte përmbajtur. Nuk kam askënd tjetër për të fajësuar përveç vetes, nuk kam pasur kohë të merrem mjaftueshëm me të.”

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se delegacioni serb në OKB duhej të kishte abstenuar, siç kishte bërë për rezolutën e Shteteve të Bashkuara që kërkonte një fund të menjëhershëm të luftës pa e cilësuar Rusinë si shtet agresor. Ai ka theksuar se Serbia nuk do të përmbysë politikën e saj në lidhje me këtë çështje me një apo dy rezoluta dhe se Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës, ndryshe nga vendet perëndimore.

Rezoluta e miratuar nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë mori 93 vota pro, 18 kundër, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, dhe 65 abstenime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...