31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

William dhe Kate festojnë 14-vjetorin e martesës në një ishull skocez: Një udhëtim i veçantë mes emocioneve dhe rikthimit gradual të Princeshës

Princi i Uellsit, William, dhe Princesha Kate do të festojnë nesër 14-vjetorin e martesës së tyre në një mënyrë të veçantë, duke zgjedhur një vend me rëndësi të veçantë në historinë e dashurisë së tyre: ishullin Mull në Inner Hebrides, Skocia Perëndimore.

Sipas mediave britanike, çifti ka planifikuar të kalojë dy ditë në këtë ishull të qetë, duke qëndruar në një vilë të izoluar, për të shijuar disa momente private, por edhe për të zhvilluar disa angazhime zyrtare. Ky udhëtim përbën gjithashtu udhëtimin më të gjatë zyrtar të Princeshës Kate që nga njoftimi për diagnozën e saj me kancer në mars 2024.

Gjatë qëndrimit në Skoci, William dhe Kate do të takohen me banorët vendas, do të vizitojnë një treg në portin pikturesk të Tobermory, si dhe një fermë tradicionale. Gjithashtu është planifikuar një takim me roje dhe studentë të përfshirë në programe ndërgjegjësimi mjedisor. Angazhimet do të jenë të shkurtra, për të ruajtur shëndetin e Princeshës.

Për çiftin mbretëror, Skocia ka një simbolikë të veçantë: 20 vite më parë, pikërisht në Universitetin e St Andrews, William dhe Kate u njohën dhe nisën historinë e tyre të dashurisë. Propozimi për martesë erdhi në tetor 2010, gjatë një udhëtimi romantik në Kenia, ndërsa dasma e tyre madhështore, e ndjekur nga miliona shikues në mbarë botën, u zhvillua në Westminster Abbey më 29 prill 2011.

Çifti ka tre fëmijë: Princin George (11 vjeç), Princeshën Charlotte (9 vjeç) dhe Princin Louis (7 vjeç). Pas përballjes me sfidën e sëmundjes, Princesha Kate është rikthyer gradualisht në aktivitete publike, edhe pse daljet e saj mbeten të kufizuara në dy deri tre në muaj.

Pas këtij udhëtimi në Skoci, çifti pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Një nga momentet më të shumëpritura është paraqitja e Kate më 5 maj në ballkonin e Pallatit Buckingham së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...