32.1 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Xheneta Fetahu reagon ndaj thashethemeve për një lidhje romantike

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan në mediat rozë, të cilat aludonin për një lidhje të saj me një person të panjohur, duke pretenduar se çifti po kalonte kohë së bashku në Dubai.

Në një postim në InstaStory, Xheneta e ka mohuar kategorikisht këtë informacion, duke shprehur pakënaqësinë e saj për spekulimet që, sipas saj, janë të pavërteta dhe të motivuara nga dëshira për klikime.

“Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta. Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse”, shkroi ajo.

Me këtë reagim, Xheneta ka lënë të kuptohet se nuk do të tolerojë më keqinformime në lidhje me jetën e saj private, duke paralajmëruar masa ligjore ndaj portaleve që shpërndajnë lajme të rreme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....