25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Xumi reagon për deklaratën e Eglit ndaj Gjestit: “Do të etiketohesha si përndjekës dhe manjak po ta thoja unë”

Pas deklaratës së Gjestit në spektaklin e së shtunës se “nuk ndjen asgjë për Eglin”, tensionet mes dyshes po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Egli vazhdon të shfaqë përkushtimin e saj ndaj këngëtarit, një gjest që ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë edhe ish-banorin Xumi.

Në një video të shpërndarë në rrjet, Egli i shprehet Livias duke thënë: “Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti.” Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, dhe më i zëshmi ka qenë Xumi, ish-banori që u kritikua më parë për raportin e tij me Eglin.

Xumi ka theksuar në një postim se, nëse ai do të ishte shprehur në mënyrë të ngjashme për Eglin, do të etiketoheshin si përndjekës dhe manjak. Ai kujton gjithashtu se, edhe pa bërë veprime të tilla, ai u sulmua ashpër nga publiku dhe nga vetë Egli gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

I drejti zhytet, por nuk mbytet! Zoti është i madh!” – ka shkruar Xumi, duke nënkuptuar se karma ka bërë punën e saj dhe se tani po sheh të ndodhë diçka që ai beson se është e drejtë.

Reagimi i Xumit ka shtuar më tej tensionin mes tij dhe Eglit, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar dhe interpretuar veprimet e banorëve të tjerë në shtëpi, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...