22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Yuri Kim merr pozicionin e rëndësishëm në DASH pasi mbaroi mandatin si ambasadore

Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit. Nga burime diplomatike mësohet se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit. Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo ne bote, siç është dhe rasti i Berishes ne Shqipëri.

Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për këtë arsye është sulmuar ashpër nga dyshja Berisha-Meta dhe mediat pranë tyre, duke u akuzuar shpesh se qëndrimet e saj kanë qenë personale, jo të Uashingtonit zyrtar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...