20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Zbardhet dëshmia e infermiereve për vdekjen tragjike në azilin e pleqve

Dëshmia e dy infermiereve të azilit të pleqve, të cilat aktualisht janë në paraburgim pas vdekjes së një të moshuari si pasojë e dhunës së shokut të dhomës, ka hedhur dritë mbi ngjarjen. Ato kanë deklaruar se fillimisht nuk e kishin menduar se situata ishte aq serioze sa për të lajmëruar menjëherë autoritetet. Sipas tyre, menduan se Virxhil Vesho, viktima, kishte ndërruar jetë për shkak të një rrëzimi aksidental si pasojë e moshës së tij të thyer, dhe jo si rezultat i dhunës së ushtruar nga Zyhdi Shehu, shoku i tij i dhomës.

Infermieret shpjeguan se kur vunë re dëmtimet në trupin e viktimës, supozuan se ato ishin shkaktuar nga një rrëzim. Në mëngjesin e asaj dite, ato kontaktuan një agjenci funerale për të marrë trupin e të ndjerit. Kur agjencia u rikthye dhe konstatoi dëmtime të shumta në trupin e Vesho, ata lajmëruan pronarin e azilit, i cili më pas njoftoi policinë. Infermieret theksuan se nuk kishin qëllim të fshihnin ngjarjen, por nuk e kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje deri në momentin që u informuan nga agjencia funerale.

Në fillim nuk e menduam se kishim të bënim me vrasje dhe nuk e menduam dhe e dinim që duhet të lajmëronim policinë. Pasi e pamë menduam që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Edhe për shkak të moshës së thyer nga rrëzimi aksidental menduam që i ka ardhur vdekja. Në fillim kemi marrë në mëngjes agjencinë funerale në telefon dhe i kemi thënë për të marrë trupin. Më pas ata u rikthyen dhe na treguan se viktima kishte dëmtime të shumta. Më pas Agjencia funerale ka lajmëruar pronarin e Azilit. Pronari më pas lajmëroi policinë. Nuk ishte qëllimi ynë që të fshihnim ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...