33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbardhet dëshmia e Tefik Tashit, autorit që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan: Nuk munda ta duroj

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau kunatën e tij në Elbasan. Përpara grupit hetimor Tafik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

Kjo ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi. Gjithashtu përpara hetuesve Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh, sidomos kohët e fundit duke i thënë se është impotent.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot, ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve fjalën impotent”, është shprehur Tashi.

Kujtojmë se Tefik Tashi, 58-vjeç i cili vrau kunatën në rrugë më sëpatë ishte i dehur kur kreu krimin makabër në fsahtin Kusarth, Elbasan. Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte ofenduar.

Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...