17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Zbulohet identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar për trafik droge në Itali, pjesë e mafies më të madhe në Itali

Ditën e djeshme autoritetet italiane kanë arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të bandës, mes tyre edhe 4 shqiptarë.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar:

Nertil Hoxhaj, 38 vjeç;
Ervin Proshka, 32 vjeç;
Reshit Seferi, 32 vjeç;
Ankeloid Tuci, 41 vjeç
Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latinë, duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave.

“Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Zbulimi vjen më pak se një muaj pas një operacioni në të cilin policia evropiane arrestoi më shumë se 100 të dyshuar mafioz në një operacion të madh kundër kontrabandës së drogës dhe armëve.

Santori, i cili drejtoi hetimin e fundit në qytetin verior të Bolonjës, tha se policia po ekzekutonte 40 urdhër-arreste, duke përfshirë katër shqiptarë dhe dy të dyshuar kinezë, si dhe duke kufizuar lëvizjet e anëtarëve të dyshuar të mafies kalabreze në shtatë rajone italiane.

“Një rol aktiv ka luajtur një rrjet subjektesh kineze përmes një sistem informal të transferimit të parave me të cilin janë pastruar më shumë se 5 milionë euro (5.50 milionë dollarë),” shtoi Santori.

Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marijuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...