33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbulohet nëndetësja “fantazmë”, gjenden dy trupa të vdekur dhe kokainë me vlerë mbi 87 mln dollarë

Marina Kolumbiane u përball me një pamje të tmerrshme, pasi zbuloi një nëndetëse “fantazmë”, brenda së cilës u gjetën dy trupa të pajetë, dy të mbijetuar por në gjendje jo të mirë shëndetësore, si dhe kokainë me vlerë më shumë se 87.7 milionë dollarë.

Zyrtarët vlerësuan se kishte më shumë se 2.6 tonë kokainë në nëndetësen 49 metra të gjatë që u gjet duke lundruar në Oqeanin Paqësor të dielën.

“Personeli ushtarak gjeti dy individë në kushte të këqija shëndetësore në pjesën e jashtme të anijes. Me sa duket, ka pasur një aksident brenda nëndetëses për shkak të gjenerimit të gazrave toksikë nga karburanti”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kolumbisë.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe origjinën e kokainës.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...