1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Zgjedhja e presidentit të ri/ Vasili: “Procesi me karagjoz , pa asnje lidhje me seriozitetin e shtetit”

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka ironizuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Vasili shkruan se ky proces do të mbetet në histori si procesi më karagjoz i zgjedhjes së Presidentit që është parë ndonjëherë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe rilindja do të mbeten thjesht karagjozë në pushtet, asgjë më shumë .

Postimi i Vasilit

Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, pa asnje lidhje me seriozitetin e shtetit!

 

 

Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama &co e propozuan kantidatin per president minuten e fundit dhe keshtu nuk zgjidhet aa edhe nje specialist i thjeshte ne administrate.

Me seriozitetin zero qe i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 ore perpara seances plenare, kur edhe nje seance e thjeshte e Kuvendit kerkon, qe 48 ore perpara mbyllet gjithshka.

Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama & co procedurat ligjore te detyrueshme per shkarkimin nga Presidenti te kantidatit si Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe lirimin si Gjeneral i kane te papermbyllura.

Asnje media dhe asnje deputet nuk disponon as minimumin qe eshte CV- ja e hollesishme me te gjithe datat dhe funksionet e Kantidatit per president, gje qe i kerkohet edhe specialistit me te rendomte ne administrate.

Tani Rama & Balla do na shpikin gjoja edhe procedura “speciale” per ta kaluar kandidatin per president se mos “gjoja” mos na i pengokërka Presidenti Meta.

Jua paska fajin Presidenti Meta se Rama & co jane thjesht karagjoze rrugesh dhe pa asnje lidhje me shtetin.

Jane alabake me pushtet dhe asgje me shume.

Ky do te mbetet ne histori si Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, qe eshte pare ndonje here.

Rama dhe rilindja jane dhe mbeten thjesht karagjoze ne pushtet dhe asgje me shume.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT