24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Zgjedhjet e brendshme/ Veliaj: “Do të vazhdojmë të ndryshojmë edhe Shqipërinë, aftësia jonë është tek rigjenerimi”

Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e Erion Veliajt, si Drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, në vijim të turit informues për zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët ekzekutiv të partisë.

“Ne fituam në Vorë me 70%, fituam në Rrogozhinë mbi 60%. Do të thotë se vetëm me punë dhe disiplinë, kur të tjerët thoshin – ‘Hë more, se njerëzit janë lodhur’ – treguam se mund ta ndryshojmë veten. Për sa kohë kemi mundësi të ndryshojmë veten, do të vazhdojmë të ndryshojmë edhe Shqipërinë, edhe Tiranën. Kur ti nuk ndryshon veten dhe kthen prapë Saliun, 80 vjeç, me të gjithë bëmat dhe çudirat që i bëri këtij vendi, dhe u thua shqiptarëve se kjo është shpresa e PD për të ardhmen, që aty mbaron filmi. Aftësia jonë është tek rigjenerimi”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se PS është e vetmja forcë politike që e mban fjalën e dhënë dhe që nuk bën premtime boshe. Para anëtarëve të asamblesë së Njësisë 11, Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha gënjyen shqiptarët si në rastin e Astirit.

 “Shikoni si përpëliten sot Ilir Meta me Sali Berishën. Ngaqë i mbytën njerëzit në gënjeshtra – jo, po ne nuk do t’ju braktisim, jo, po mbi trupat tanë thoshte Luli, do të marshojnë këta për Astirin – ne jo vetëm vijuam punën, por iku dhe Luli fare. Pra, një parti serioze nuk gënjen dhe nuk premton gjëra që nuk i mban dot”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës siguroi se puna për transformimin e Tiranës do të vijojë, sikurse është edhe përfundimi i Unazës së Tiranës, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjete në kryeqytet.

“Puna do të vazhdojë, Unaza e Tiranës duhet të mbarojë. E keni vënë re sa është rritur Tirana? Është rritur kryesisht në portat hyrëse të qytetit, siç është Njësia 6 apo Njësia 11, ose tek Fresku, Astiri, pasi edhe çmimet janë më të lira, kanë edhe njerëz nga komuniteti i tyre”, deklaroi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...