5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zgjedhjet Lokale në Kosovë: Opozita Serbe Kërkon Bashkim, por Përçarjet Vijojnë

Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, brenda komunitetit serb po intensifikohen thirrjet për bashkim dhe krijimin e një platforme të përbashkët opozitare. Nisma vjen nga radhët e partive dhe lëvizjeve të pakënaqura me përfaqësimin aktual të serbëve, si në institucionet e Kosovës ashtu edhe në raport me Beogradin zyrtar.

Kreu i Lëvizjes Popullore Serbe, Millija Bishevac, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha forcave opozitare serbe, duke përjashtuar nga kjo ftesë Listën Serbe dhe ministrin Nenad Rashiq, të cilët ai i konsideron përgjegjës për “thellimin e krizës dhe mungesën e rezultateve për komunitetin serb në Kosovë”. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Bishevac theksoi se “nuk ka më hapësirë për dialog me ata që kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes në terren”.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Partia Demokracia Serbe, e cila përmes nënkryetarit Stefan Velkoviq kritikon autoritetet e Kosovës për “represion ndaj opozitës serbe”, ndërsa akuzon Listën Serbe për monopolizim të përfaqësimit dhe përjashtim të zërave ndryshe. Velkoviq theksoi se përpjekjet për bashkëpunim me opozitën kanë dështuar deri tani, ndërsa shtoi se partia e tij ka qenë shpesh objekt arrestimesh dhe presionesh politike. Udhëheqësi i saj, Aleksandar Arsenijeviq, ndodhet jashtë Kosovës dhe është në kërkim për akuzat mbi armëmbajtje pa leje – të cilat ai i ka quajtur “të kurdisura”.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve për unitet, analistët politikë mbeten skeptikë për suksesin e një opozite të bashkuar. Politologu serb Ognjen Gogiq vlerëson se “vetëdija për bashkim ende mungon te aktorët opozitarë serbë”, ndërsa Lista Serbe, me përkrahje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, mbetet forca dominante në zonat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për rikthimin e përfaqësuesve serbë në institucione, pas bojkotit të vitit 2022, por është pak e mundshme që ndonjë forcë tjetër të sfidojë seriozisht Listën Serbe në shumicën e komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur tashmë procesin e aplikimeve për certifikimin e kandidatëve, i cili do të zgjasë deri më 13 gusht. Derisa afati po afron, mbetet e paqartë nëse thirrjet për unitet do të materializohen apo do të mbeten vetëm një sinjal proteste ndaj një sistemi politik që, sipas kritikëve, ka marginalizuar zërin alternativ brenda vetë komunitetit serb në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...