26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Valë e Nxehtësisë Ekstreme në Shqipëri dhe Rajon – Temperatura Arrijnë Rekorde Historike

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, valët e të nxehtit gjatë verës 2025 pritet të jenë më të forta dhe më intensive, veçanërisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Itali jugore dhe Turqi perëndimore. Temperaturat maksimale do të arrijnë ose tejkalojnë 42-44°C, duke kaluar rekordet e viteve të kaluara.

Kjo situatë shkaktohet nga masat e fuqishme të ajrit të ngrohtë që vijnë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa ajri i ftohtë po lëviz drejt Evropës perëndimore. Ekspertët theksojnë se në pesë vitet e fundit temperaturat janë rritur mesatarisht me 1-2 gradë krahasuar me periudhën 1960-1990, me vlera ekstreme që tregojnë rritje të ndjeshme, ku viti 2024 shënoi një anomali të temperaturave maksimale prej +5.8°C.

Përveç kësaj, temperatura mesatare minimale gjatë muajit korrik ka pasur gjithashtu anomali pozitive, duke shënuar +3.0°C në vitin më të fundit, që tregon ngrohje të vazhdueshme gjatë natës.

Në vetëm dy javë, rajoni është goditur nga “stresi i nxehtësisë” me ndjesi termike mbi 38°C, ndërsa qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra kanë regjistruar temperatura që kanë kaluar 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, dita më e nxehtë e verës.

Një ndryshim i rëndësishëm vërehet edhe në frekuencën e valëve të të nxehtit. Në dekadat e kaluara, në korrik zhvillohej vetëm një valë e tillë për gjithë sezonin veror, ndërsa aktualisht po përballemi me valën e tretë të nxehtësisë vetëm për këtë sezon meteorologjik.

Ndikimet kryesore priten të jenë:
• Rritje e ndjeshme e rrezikut për shëndetin e njerëzve, veçanërisht për grupet vulnerabël si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
• Nevojë urgjente për masa mbrojtëse, ndërgjegjësim dhe planifikim adekuat nga autoritetet shëndetësore dhe ato lokale për t’u përballur me efektet e këtyre valëve ekstreme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...