9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Zhduket 37-vjeçarja në Fier, prindërit të dëshpëruar:”Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr vjeç”

E humbur prej 4 ditësh, 37- vjeçarja Selime Hasa, nga fshati Peshtan- Bregas në Fier, nuk është parë nga askush që nga mëngjesi i së shtunës. Ajo është larguar e vetme nga banesa e saj, ndërkohë që prindërit janë alarmuar duke kërkuar tek gjitonet e më tej në zonë. Sipas prindërve Shefqet e Dallendyshe Hasa, e reja vuante nga probleme te shendetit mendor por kishte kohe qe kishte ndërprerë mjekimin.

Ata pohojnë të dëshpëruar se kjo është hera e dytë që vajza largohej nga banesa, teksa theksojne se e shoqëronin në cdo moment duke parë gjendjen e saj.

Të pashpresë për ta gjetur vete, prindërit e 37- vjecares kane denoncuar humbjen e  vajzës ne komisariatin e policise Fier teksa kane kërkuar edhe ndihmen e medias per ta gjetur .

“Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ca veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr vjeç. E kam me kartelë. Nuk i pi. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot.

Nuk ka bukë fare”– kanë thënë prindërit.

Prindërit e 37- vjecares ndihen tepër të shqetësuar për fatin e vajzes , teksa apelojne njëzëri për ndihme nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...