25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë/ Balliu: “Ky është vetëm një episod në dramën e shpopullimit masiv të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës”

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratës së ministrit britanik Simon Murray se 200 fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga hotelet e Home Office në Angli dhe se 80% prej tyre janë shqiptarë, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin se kanë heshtur.

Në deklaratën e tij, Balliu deklaron se kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim si në rastin kur një tjetër ministër iu referua shqiptarëve si “kriminelë”, pasi sipas tij Ramës nuk “ia ndjen për fëmijët” dhe se çfarë është bërë me ta.

Sipas Balliut, “ky është vetëm një episod i radhës në dramën e shpopullimit masiv të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës”.

Deklarata e plotë:

Në maj 2020, Edi Rama na rrëfeu sa shumë i kishte pëlqyer seriali britanik “Bandat e Londrës”. Kryeministri e përgëzonte publikisht Orli Shuken, aktorin me origjinë shqiptare te serialit me fjalët “…më la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar”.

Tre vjet më vonë kur në Londër luhet një tjetër serial dramatik, kësaj radhe jo në film, por në jetën reale, kryeministri nuk kujtohet për “aktorët shqiptarë”.

Bëhet fjalë për aktorë të dramës së madhe të shpopullimit të Shqipërisë, dhe për më shumë për fëmijë.

Ministri Britanik Simon Murray nëpërmjet një deklarate publike njofton se 200 fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer dhe 80% prej tyre janë shqiptarë.

Nga ministrat e Ramës asnjë zë. Rama vetë është zhdukur pas kapjes në rrjetën e Departamentit të Drejtësisë teksa trafikonte favore e ryshfete dhe bënte lobime për të asgjësuar opozitën e vendit të vet.

Ku është Rama që preferon të flasë vetëm për 21 janarin e 12 viteve më parë, por hesht si fija e barit për qindra fëmijë shqiptarë të zhdukur? A nuk janë edhe ata ‘dëshmorët’ e rënë në luftën me regjimin e padurueshëm të tij?

Pse nuk reagon, medemek i indinjuar, siç bëri kur një tjetër ministër britanik tha se duhen përzënë shqiptarët kriminelë?

Nuk i dhimbsen shqiptarët, e ka kokën në halle të tjera, apo të dyja bashkë?

Ky është vetëm një episod i radhës në dramën e shpopullimit masiv të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Mes 745 mijë të larguarve në të gjithë botën, e dhjetra mijrave në Britani, janë edhe këta qindra fëmijë shqiptarë fati i të cilëve nuk dihet. Janë në shtëpitë e barit, janë trafikuar, janë shitur apo cfarë?

Pse nuk ia bën një telefonatë publike kryeministri homologut britanik apo ministrit të linjës, sic bëri me Presidentin Zelensky, duke bërë si i merakosur dhe si pjesë e “koalicionit të luftës”?

Nuk i intereson. Nuk bën dot spin. Nuk ia ndjen fare për ata fëmijë.

Armiqtë e familjes shqiptare dhe fatit të saj janë disa dhe Edi Rama është kryesori ndër ta.

T’i dalim zot familjes dhe fëmijëve, t’i dalim zot shtetit, kombit dhe Shqipërisë. Shqiptarët nuk mund të jenë personazhe të serialit dramatik të jetës, edhe pse Edi Ramës i shijon ky triller me shpenzimet e të tjerëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...