5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër – Djegie e 3 makinave dhe një zyre pune

SHKODËR – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm një varrezë automjetesh në fshatin Bërdicë të Shkodrës, duke shkaktuar djegien e tre makinave dhe të një zyre pune.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Shkodrës, ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në pronën e shtetasit L.P., 32 vjeç. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe për marrjen e provave nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 05:50, në fshatin ‘Bërdicë’, ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç. Si pasojë janë djegur 3 automjete dhe një zyrë pune. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po heton në të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...