23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër – Djegie e 3 makinave dhe një zyre pune

SHKODËR – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm një varrezë automjetesh në fshatin Bërdicë të Shkodrës, duke shkaktuar djegien e tre makinave dhe të një zyre pune.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Shkodrës, ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në pronën e shtetasit L.P., 32 vjeç. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe për marrjen e provave nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 05:50, në fshatin ‘Bërdicë’, ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç. Si pasojë janë djegur 3 automjete dhe një zyrë pune. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po heton në të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...