30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zjarri në qëndrën tregetare ‘Metropol’ në Lushnjë: Situata eskalon, vin ndihmë nga helikopteri

Zjarri në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë, fillimisht i lokalizuar në katin e dytë, të tretë dhe të katërt, ka përhapur flakët edhe në banesat mbi qendrën tregtare, e cila ndodhet në një pallat 12-katësh. Për shkak të vështirësive në menaxhimin e situatës nga forcat zjarrfikëse, është dërguar një helikopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikësit e Lushnjës kanë hasur sfida në përballjen me flakët, dhe për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga katet e larta të godinës, është shfrytëzuar një vinç privat, pasi zjarrfikësja lokale nuk disponon autoshkallë. Shtëllunga e madhe e tymit shpërtheu nga të dyja godinat.

Gjithashtu, raportohet se për shkak të zjarrit janë shtruar në spital mbi 20 persona, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, por mbeten nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje janë angazhuar 7 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca. Situata është ende e pasigurt, dhe hetimet për shkakun dhe përmasat e zjarrit po vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...