33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Zoti i drogës” dhe “Ufo”-ja përballen me drejtësinë: Elvis Demçe dënohet me 15 vite burg, Ermal Arapaj me 10

Dy nga figurat më të errëta të krimit shqiptar në Itali, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj, janë dënuar përfundimisht me dhjetëra vite burg për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në organizata kriminale.

Elvis Demçe, i njohur si “Zoti i drogës”, do të vuajë 15 vjet burg, pasi Gjykata e Kasacionit italiane i uli me 3 vite dënimin e mëparshëm prej 18 vitesh, të dhënë me procedurë të shkurtuar. Ndërkohë, Ermal Arapaj, i njohur me nofkën “Ufo”, do të qëndrojë pas hekurave për 10 vjet, pas një uljeje prej 6 vitesh nga dënimi fillestar prej 16 vitesh.

Të dy shqiptarët ishin në krye të dy organizatave kriminale rivale që kontrollonin me dorë të hekurt tregun e drogës në zonat e Romës, Acilia-s dhe Velletri-t. Konfliktet mes tyre ishin të vazhdueshme dhe shpeshherë përfundonin me armë, atentate dhe djegie pronash, duke terrorizuar banorët lokalë.

Demçe, i përfolur për lidhjet e tij me grupin famëkeq italian Camorra, kishte fituar një famë të frikshme për arrogancën e tij, madje në një komunikim të përgjuar deklaronte: “Unë jam Zoti”. Ndërkohë, Arapaj, dikur mik i tij, përfitoi nga burgosja e Demçes për të rimarrë territoret e kontrolluara, duke ndezur një luftë të egër për dominim.

Dosja voluminoze e përgatitur nga prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini dokumenton përleshje të shumta mes grupeve, përfshirë atentatin ndaj Arapajt në korrik 2020 dhe djegien e një vile të tij në Velletri më 5 shtator 2024. Në një moment, Demçe madje kishte planifikuar vrasjen e prokurorit Cascini – një fakt që forcoi më tej akuzat ndaj tij.

Pas një hetimi disa-vjeçar dhe qindra orësh përgjime, dy krerët e bandave përfunduan pas hekurave, duke dhënë një goditje të fortë për krimin e organizuar në Itali dhe Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...