34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video / Zv/kryeministri i Kosovës qëllohet me lëng frutash nga disa prej anëtarëve të Partisë SocialDemokrate

Zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është qëlluar pasditen e djeshme nga disa prej anëtarëve të Partisë SocialDemokrate në Kosovë me një tortë me çokollatë dhe me një vazo me lëng frutash, teksa ky i fundit ka qenë duke u futur në një ndërtesë.

Ky aksion, sipas PSD-së ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 marsit në Ohër. Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan:

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”.

PSD-ja ka thirrur protestë më 25 mars kundër arritjes së pajtimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhnieve midis dy vendeve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...