23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Zvicra heq dorë nga statusi i saj i “neutralitetit”, vendos sanksione ndaj Rusisë/ “Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë”

Zvicra ka hequr dorë nga statusi i saj i “neutralitetit” dhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me ato të miratuara nga BE.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti Federal, Ignazio Cassis.

“Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, tha Cassis gjatë një konference për shtyp. “Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë”.

“Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht”, shtoi Cassis.

Duke folur pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis theksoi se “në këto ditë të errëta”, Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të “ndërrojë mendje”.

“Të luash në duart e një agresori nuk është neutrale. Pasi kemi nënshkruar Konventën e Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të lidhur me rendin humanitar.

Demokracitë e tjera do të mund të mbështeten te Zvicra; ata që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare do të mund të mbështeten në Zvicër; shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut do të mund të mbështeten te Zvicra”, tha Cassis.

Cassis tha se Zvicra po mbyllte hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve të kërkimit dhe situatave emergjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...