26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zyrtare: Luka Modriç prezantohet te Milani – Mesazhi i qartë: “Jam këtu për të fituar”

Luka Modriç është tashmë zyrtarisht lojtar i Milanit. Mesfushori kroat mbërriti dje në Milano si një transferim i lirë nga Real Madridi, duke firmosur një kontratë njëvjeçare me kuqezinjtë. Ditën e prezantimit, Modriç u shfaq i vendosur dhe plot besim në projektin e ri, duke theksuar se objektivat janë të qarta: të fitojë trofe me fanellën e Milanit.

“Nuk kisha asnjë dyshim për zgjedhjen time,” deklaroi ai në konferencën për shtyp. “Fola me Ancelottin dhe Ibrën, por tashmë e kisha marrë vendimin. Milani është një nga klubet më të mëdha në botë. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi minimal – nuk mund të kënaqemi me një sezon mediokër.”

Modriç vlerësoi edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke e quajtur “një nga më të mirët” dhe duke shtuar se mezi pret të zbresë në fushë nën drejtimin e tij.

Kur u pyet nëse Milani do të ishte “vallëzimi i tij i fundit” në futbollin profesionist, ai u shpreh:
“Ështëw ende herët për ta thënë këtë. Ka kohë për të folur për të ardhmen, tani dua të përqendrohem te e tashmja.”

Kroati shtoi se suksesi i një skuadre nuk varet nga një emër i vetëm, sado i madh të jetë:
Një lojtar i vetëm nuk bën diferencën. Ne duhet të ndërtojmë një ekip të fortë, që të gjithë të japin maksimumin. Jam këtu për të dhënë gjithçka, siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.”

Me këtë qëndrim të vendosur dhe përvojën e tij të jashtëzakonshme, Modriç pritet të jetë një nga liderët e rinj të dhomave të zhveshjes në “San Siro” për sezonin 2025/26.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...