26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

1000 euro gjobë për tetë kilogramë djathë, shqiptarit nga Kosova i ndodh çudia

Mërgimtarët që po kthehen në Perëndim po presin deri në tetë orë në kufirin Serbi-Kroaci. Ata që po marrin produkte ushqimore po u ndodh të dënohen me gjoba të larta në kufirin kroat.

Ata u bëjnë thirrje bashkë-atdhetarëve të tjerë që të kenë kujdes që të mos marrin me vete produkte të mishit dhe të qumështit brenda mjeteve personale të transportit pasi që mund të kalojnë të të njëjtën situatë.

Nazmi Berisha nga Rahoveci me banim në Gjermani thotë se policia kroate e ka dënuar me 1000 euro gjobë për tetë kilogramë djathë.

“Tetë kg djathë i kam pas, ma kanë marrë pasaportën dhe dokumentet e kerrit dhe më thanë me prit. Tre orë kam prit. Pas 3 ore më kanë thirr brenda, më kanë kërcënuar pak se kanë me më çu në burg”, shpjegon ai për RTK’në.

“Kur kam shku me pagu dënimin e kam paguar 1040 euro për 8 kg djathë”, tha ai.

Ndonëse sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit, Nazmiu thotë se gjobat për këto produkte janë tepër të larta dhe të pashpjegueshme.

“I kisha lut’ edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...