16.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

15-vjeçari Aurel Bibaj i zhdukur prej dy ditësh gjendet në Babrru të Tiranës

15-vjeçari Aurel Bibaj, i cili kishte humbur kontaktet me familjen e tij për dy ditë, është gjetur i sigurt nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr. 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve. Ai është gjetur në zonën e Babrrusë, në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Aurel, nga Postriba, ishte larguar mëngjesin e djeshëm pasi kishte lënë vëllain në shkollë, por nuk kishte shkuar në mësim dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Ky veprim ka shqetësuar prindërit, ndërsa babai i tij, Agim Bibaj, ka denoncuar rastin në polici dhe më pas në media, duke thënë se sipas dëshmisë së shokëve të tij, djali ishte larguar pas një konflikti me të atin, i cili i kishte bërë vërejtje për sjelljen e tij.

Pas një angazhimi të madh nga policia, Aurel është gjetur dhe i është dorëzuar familjes. Ai do të merret në pyetje nga autoritetet në praninë e psikologëve, për të zbardhur arsyet e largimit të tij dhe për të siguruar mbështetje psikologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...