25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Aksion për pastrimin e Karaburunit

Administrata e zonave te mbrojtura Vlore ka zhvilluar nje aksion pastrimi ne Karaburun në bashkëpunim me Prefektin e Vlores.

Kjo ishte motoja e aksionit të organizuar për të dytin vit radhazi, në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”.

Aksioni kishte për qëllim, jo vetëm pastrimin e disa prej pikave më të frekuentuara dhe më të ndotura në zonë, por edhe sjelljen në vëmendje të vizitorëve dhe përdoruesve të detit, rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme!Është e papranueshme, që në perëndim të parkut, vetëm në gjirin e Dafinës, në një sipërfaqe jo më shumë se 340 m2, të grumbullohen 11 kg mbetje PLASTIKE!!!

Mjafton shumë pak për të shmangur këtë situatë! Secili prej nesh, që frekuenton këtë thesar të natyrës shqiptare, duhet të marrë mbrapsht jo vetëm kujtimet por edhe mbetjet që sjell në park!!!

Aksioni i zhvilluar, u koordinua nga Prefekti Vlore dhe Administrata_e_Zonave_të_Mbrojtura_Vlorë, me mbështetjen e dy projekteve për zonat e mbrojtura detare.

opennews.al

Falenderim i veçantë shkon për peshkatarët e përgjegjshëm të Qendra e peshkimit Rradhime dhe vullnetarëve, që i bashkohen për të dytin vit nismës!

Të gjithë së bashku për një park më të pastër, pasi Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan është parku i të gjithëve!

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...