31 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

16-vjeçari del nga rruga dhe përfundon në kanal, rrëfimi i tij ngre dyshime: ‘Më preku një makinë tjetër’

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Delvinë, pranë fshatit Karahaxh, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri me inicialet D. Cauli po lëvizte me një automjet tip “Golf” kur humbi kontrollin e mjetit. Menjëherë pas aksidentit, banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë dhe kanë njoftuar policinë dhe shërbimet e urgjencës.

I riu është transportuar në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët kanë konstatuar thyerje në këmbë dhe dëmtime të tjera të lehta, ndërsa për shkak të gjendjes së tij pritet të dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, dëshmia paraprake e 16-vjeçarit ka ngritur dyshime për përfshirjen e një automjeti tjetër në aksident.

“Dyshoj se makina ime mund të jetë prekur nga një mjet tjetër para se të humbisja kontrollin, por nuk e kujtoj qartë ngjarjen”, mësohet të ketë deklaruar ai për efektivët e policisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse në ngjarje është përfshirë edhe një automjet tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...