36.7 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë për pëforcimin e KFOR

NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media.

Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.

Policia e Kosovës e gjeti dhe e konfiskoi një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në Banjskë dhe përreth në ditët pas sulmit.

Pak ditë pas sulmit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ngritën shqetësime se Serbia po zhvendoste trupa ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën. Kjo u mohua nga Serbia.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...