24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“220 euro dhe video-telefonata para tragjedisë”/ Zbardhen mesazhet e fundit të 19-vjeçares shqiptare në Kefaloni

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në ishullin Kefalonia po hetohet me zhvillime të reja, pasi janë bërë publike mesazhe dhe dëshmi që hedhin dritë mbi orët e fundit të saj.

Sipas mediave greke, një 66-vjeçar nga Preveza ka dhënë një dëshmi të detajuar para autoriteteve, ku shpjegon se kishte komunikuar me vajzën përmes WhatsApp-it dhe video-telefonatave. Ai pretendon se kontaktet mes tyre kishin nisur si biseda “me karakter shoqëror”, përfshirë edhe një grup me një 23-vjeçar tjetër, me të cilin vajza kishte pasur kontakt më herët.

Sipas dëshmisë së tij, më 13.04.2026 në orën 23:38 ai ka marrë një video-telefonatë 13-minutëshe nga profili i vajzës, gjatë së cilës ajo i është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe i ka thënë se kishte dalë nga shtëpia dhe do të flinte në stola, duke shtuar se nuk kishte para me vete.

“Unë i sugjerova të kthehej në shtëpi ose te një shoqe, por ajo tha se nuk kishte askënd dhe do të qëndronte në stola, gjë që e ka bërë edhe më parë,” ka deklaruar ai.

Ai shton se më pas i ka propozuar t’i dërgonte para për të kaluar natën në hotel dhe për të reflektuar më pas. Sipas tij, i ka kërkuar një llogari bankare dhe ajo i ka sugjeruar transferim përmes IRIS, ku ai ka dërguar 220 euro.

“Kur i dërgova paratë, pashë edhe mbiemrin e saj, të cilin nuk e dija më parë,” ka deklaruar ai në dëshmi.

Ai ka përshkruar edhe komunikimin e fundit në orën 04:02 të 14/04/2026, një bisedë dy-minutëshe pas një tjetër video-telefonate, ku thotë se e pa vajzën të shtrirë në një dhomë dhe në gjendje më të mirë se më herët.

Sipas tij, telefonata u ndërpre papritur pasi në dhomë hyri një person tjetër, ndërsa fjala e fundit që arriti të thotë ishte “Dimitris”, pa qenë i sigurt nëse u dëgjua plotësisht.

Pak më pas, ai thotë se u informua nga 23-vjeçarja se 19-vjeçarja ishte dërguar në spital dhe më vonë mësoi për vdekjen e saj.

Ndërkohë, 23-vjeçari tjetër i përfshirë në ngjarje nuk e konfirmon këtë version, duke deklaruar se takimi ka qenë normal dhe se më pas kanë shkuar në dhomën me qira për t’u çlodhur dhe për të bërë video në TikTok.

E reja me origjinë shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në zonën e Argostolit në Kefalonia. Autoritetet greke dyshojnë për mbidozë droge, ndërsa tre persona janë marrë në hetim për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig...

0
Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë...