31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Horoskopi ditor, e mërkurë, 19 Janar 2022

Dashi

Edhe ata persona që do jenë totalisht të përhumbur në dashuri, duhet të bëjnë një hap pas, ose të rrinë në heshtje, pasi parashikohen tensione të forta të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Kjo e mërkurë do ju gjejë të përhumbur në aktivitete dhe situata që ndryshojnë papritur. Do ju duhet të jetoni disa emocione më shumë.

Demi

Do të ndjeni që t’iu rrahë zemra fort, gjë që do të jetë diçka ideale për shumë prej jush, të cilët kanë nevojë që të rigjejnë ekuilibrin me ndjenjat. Në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të jeni të mbushur gjithë ide krijuese. Për gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë familjen, kjo është një periudhë mjaft e favorshme.

Binjakët

Shumë prej jush do të gjenden përballë një sërë pengesash, të cilat duhet t’i kalojnë në mënyrë diplomatike. Që prej fundit të dhjetorit, raporti në çift nuk është më i qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft interesante. Do të ndjeni nevojën për të vënë në rregull jetën tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll emocionet, sidomos nëse së fundmi jeni përballur me dyshime të shumta. Kush e ka gjetur veten të përfshirë në dy histori dashurie, do ti duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme duke vendosur ekuilibrin. Kjo është një ditë që parashikon rikuperim emocional.

Luani

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme, për tu rikthyer në lojë sa i takon ndjenjave. Venusi dhe Marsi do të sjellin përforcim ndjenjash dhe raporti në çift. Mund të tërhiqeni nga një person çmendurisht. Kjo gjë është mjaft e mirë, sidomos nëse keni kaluar një krizë dhe dëshironi të rikuperoni.

Virgjëresha

Do të arrini që të rigjeni qetësinë, pasi së fundmi keni përjetuar momente aspak të lehta. Do të përballeni me të gjitha shqetësimet që ju kanë munduar, duke arritur të ndryshoni totalisht për mirë, rrjedhën e ditës suaj.

Peshorja

Do arrini që të qëndroni larg personave konfliktualë, duke arritur të gjeni qetësinë e munguar. Sa i takon punës, mund të mendoni që të vlerësoni më mirë një nismë të ndërmarrë, duke korrur sukses. Do t’iu duhet të lini përshtypje të mirë, duke bërë një lojë të dyfishtë.

Akrepi

Kush është në kërkim të qetësisë, do arrij që ta gjejë gjatë kësaj dite. Ndikimi i favorshëm i Mërkurit do ju dhurojë qetësi, ku në dashuri do arrini që të bëni zgjedhje të mëdha dhe mund ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Jeni të mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kaloni.

Shigjetari

Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.

Bricjapi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës.

Ujori

Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj jave, pasi rrezikoni që të gaboni.

Peshqit

Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...