21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne”/ Kryemadhi: “Do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbledhur këtë të martë të gjithë krerët e degëve, për të folur mbi aksionin politik të opozitës pas 25 korrikut, ku mendohet se do të ketë edhe një rikthim të Ilir Metës, të cilit i mbaron mandati në 24 korrik.

Sipas saj, 25 korriku ka një rëndësi të veçante, duke kërkuar nga të gjithë strukturat qe që ta marrin seriozisht, pasi përpara kane zgjedhjet lokale.

“Në pranverën e ardhshme kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madhe krahasuar me fushatat e tjera.

25 korriku është Konventa Kombëtare. Numri i delegatëve nuk e kalon 800. Ka disa largime, disa jashtë shtetit, disa janë larguar nga LSI, gjë që në bashkëpunim me kryetarët në rretheve ne duhet të vendosim një koordinim për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar.

LRI duhet të këtë angazhimin e saj për përgatitjen e kandidatëve

25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne. Dua që ta marrim seriozisht të gjithë, grupi i punës po punon dhe kush tjetër dëshiron të na bashkëngjitet.

Edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli dhe për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha, teksa iu bëri thirrje njerëzve që t’i bashkohen tubimit.

“Para 25 prillit është protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...