16.5 C
Tiranë
Wednesday, March 11, 2026
spot_img

25-vjeçarja humb jetën pas helmimit me fostoksinë, policia shpall në kërkim të dashurin për dhunë

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar me inicialet E.F., i dyshuar për dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikolli, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Sipas familjarëve të viktimës, të cilët bënë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, i riu ushtronte dhunë ndaj 25-vjeçares nga Shëngjini. Dyshohet se kjo situatë e ka shtyrë të renë të konsumojë lëndën helmuese.

Policia njoftoi se ndaj E.F. janë ngritur dy akuza: “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin E.F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim që dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fostoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital,” thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të riut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bulqizë: Tre të rinj plagosen me thikë pas një konflikti familjar

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bulqizë, ku tre persona mbetën të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes...

Brazil: TikTok nën hetim për videot mizogjiniste që u bënë virale në Ditën e...

0
Qeveria e Brazilit ka kërkuar sqarime urgjente nga TikTok pas përhapjes së videove të rrezikshme që simulonin sulme ndaj grave, vetëm disa ditë pas...

Shqipëria, vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë në raport me të ardhurat

0
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, duke krahasuar çmimin aktual të naftës me të ardhurat mesatare për frymë, Shqipëria rezulton vendi më i...

Miri bëhet lideri i ri i Big Brother VIP Albania pas televotimit “flash”, nxjerr...

0
Miri është shpallur lider i shtëpisë përmes televotimit të shpejtë që u zhvillua në Prime, duke marrë një rol kyç në nominimet e së...

Ahmetaj akuzon Ramën: “Po shkel prezumimin e pafajësisë dhe po ushtron presion ndaj drejtësisë”

0
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e akuzuar se me komentet për...