26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

3 recetat më të mira për maskat me aloe vera për lëkura me tipologji të ndryshme

Vitet e fundit, Aloe vera është shndërruar në një prej bimëve më të preferuara në industrinë e komzetike, por nëse keni një të tillë në shtëpi nuk keni pse të harxhoni para për kremëra e maska të shtrenjta. Living ju fton të lexoni e përdorni tre maskat e mëposhtme:

1.Maskë për lëkurën e thatë: Aloe vera përbën një prej trajtimeve më efektive në ritualin e përkujedsjes së lëkurës së thatë. Për këtë maskë ju nevojiten: 2 lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë gjelle kos natyral dhe 2 lugë gjelle me lëng kastraveci. Pasi të qëroni kastraveci, kalojeni në frulator me pak ujë derisa të krijohet një masë e lënghshme. Bashkoni të gjithë përbërësit e maskës në një enë dhe vazhdoni me përzierjen derisa të bashkohen në një. Më pas aplikojeni në gjithë sipërfaqen e lëkurës derisa të mbulohet njëtrajtësisht. Lëreni maskën të veprojë për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

2.Maskë për fytyrën e yndyrshme: Një prej problemeve më të mëdha që përballet çdo njeri qe ka fytyrë të yndyrshme është se kjo lloj lëkurë ka nevojë për shumë trajtim në mënyrë që të mbtete efekt luçid/ndriçes që ka pothuaj gjithmonë.

Përbërësit e maskës: 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle xhel Aloe vera, 1 lugë çaji mjaltë dhe dy lugë çaji me miell elbi. Rrihni fillimisht vezën, shtoni miellin e elbit, xhelin e Aloe veras dhe mjaltin. Vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet gjysmë e lëngshme. Lani fytyrën pa e tharë plotësisht dhe përhapni maskën me ndihmën e një peneli ose sfungjeri. Lëreni të thahet plotësisht, do ta kuptoni këtë gjë pasi maska ka një efekt shtrëngues. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët.

3.Maskë për të zbehur njollat kafe: Njollat kafe, të njohura me emrin melasma, krijohen si rezultat i hiperpigmentimit të lëkurës. Ekspozimi i tepruar në diell, shtatzënia dhe përdorimi i produkteve të dëmshme për lëkurën janë disa nga faktorët që zhvillojnë më tëj këtë problem estetik. Maska e mëposhtmë do t’ju ndihmojë të zbehni njollat kafe derisa të zhduken plotësisht. Në një enë vazo të vogël qelqi shtoni lëngun e dy limonëve të freskët dhe 2 lugë gjelle Aloe vera. Përziejini me lugë derisa të lidhen përbërësit. Futeni vazon në ngrirje për 12. Merrni nga pak çdo ditë dhe lyeni fytyrën para se të flini gjumë. Nuk ka nevojë për shpëlarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...