22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

3 ushqimet që duhen konsumuar çdo ditë nëse vuani nga artriti reumatoid

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç. Në artikullin e sotëm, ju njohim me 3 ushqimet që duhen konsumuar çdo ditë për të luftuar inflamacionin e artritit reumatoid.

1.Frutat e pyllit: Frutat e pyllit si luleshtrydhet, qershitë, boronicat dhe manaferrat janë ndër ushqimet që duhet të jenë gjithmonë pjesë e regjimit ushqimor të personave që vuajnë nga artriti reumatoid. Këto fruta janë të pasura me antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatorë dhe karotenoidë që rrisin sintezën e kolagjenit në mënyrë natyrale dhe i bëjnë tendinat më të forta.

2.Drithërat integrale: Edhe drithërat integrale nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj nëse vuani ose keni në familje një person që ka probleme me artritin reumatoid. Janë të pasura me komplekse karbohidratesh, fibra të tretshme në ujë dhe selen,  këta përbërës eleminojnë toksinat nga organizmi dhe luftojnë inflamacionin e kockave.

3.Farat e lirit: Acidet yndyrore Omega3 dhe vitamina E që gjenden tek farat e lirit janë ndër mjekimet më të mira natyrale me veti antiinflamatore që luftojnë pezmatimin e nyjeve. Përmirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur lëngjet e ndryshme duke siguruar në këtë mënyrë lubrifikimin e duhur të kockave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...