33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

3 vite në arrati – arrestohet në Fier Agim Gashi, i akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Elton Javori në 2023

Policia e Fierit ka finalizuar arrestimin e shtetasit Agim Gashi, i cili ishte në kërkim prej rreth tre vitesh, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2023 në qytetin e Fierit. Sipas autoriteteve, në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, Kreshnik Gashi, i arrestuar më herët për të njëjtën çështje.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”, ku 41-vjeçari Javori është ekzekutuar vetëm pak pasi kishte dalë nga banesa e tij. Hetimet tregojnë se autorët e kanë ndjekur viktimën me automjet dhe kanë qëlluar në momentin kur ai ka ulur xhamin e makinës.

“Policia bëri të ditur arrestimin e tij në Fier aty ku dhe sulmuan 41 vjeçarin i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania”, thuhet në informacionin e shpërndarë nga blutë.

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga hetuesit kanë fiksuar momentin kur dy automjete janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa është hapur zjarr në drejtim të makinës së viktimës. Sipas hetimeve, në shkëmbimin e zjarrit janë përfshirë të dy palët, ndërsa Javori ka humbur jetën pasi është qëlluar në kokë.

Pak ditë pas ngjarjes, është arrestuar Kreshnik Gashi, ndërsa Agim Gashi kishte mundur të largohej dhe të qëndronte në arrati deri në arrestimin e fundit. Prokuroria ka bërë me dije se motivi i dyshuar i konfliktit lidhet me çështje të natyrës së dobët dhe konflikte të mëparshme mes palëve.

Prej qershorit të vitit 2025, dosja është dërguar për gjykim, ku përveç vëllezërve Gashi, janë përfshirë edhe tre persona të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Agim dhe Kreshnik Gashi pritet të përballen në gjykatë me akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...