29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“3500-5000 euro/person transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani”,arrestohen 9 persona

Nëntë persona janë arrestuar, pasi kundrejt pagesave 3500-5000 euro/person transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Operacioni “Fazat”, është zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, me metoda proaktive dhe është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e shtetasve të përfshirë në këto raste, të cilët bashkëvepronin në formën e një grupi kriminal.

Blutë bëjnë me dije se gjatë periudhës hetimore, shërbimet e Policisë Durrës kanë mbajtur në vëzhgim nga Saranda në Shkodër, pjesëtarët e grupit kriminal të cilët i transportonin emigrantët, me automjete të marra me qira, kundrejt pagesës 3500 – 5000 euro/person.

Janë sekuestruar gjithashtu 7 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4 000 euro dhe rreth 100 000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 celularë të pjesëtarëve të rrjetit.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 shtetas, si më poshtë:

-F. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, Sh. P., 58 vjeç, banues në Sarandë, D. S., 48 vjeç dhe R. H., 18 vjeçe, të dy banues në Kavajë (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit);

-A. T., 32 vjeç, banues në Krujë, H. M., 37 vjeçe, banuese në Kavajë, E. P., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, E. S., 24 vjeç dhe L. K., 44 vjeç, të dy banues në Lushnjë (të ndaluar me urdhër nga prokurori, si rezultat i hetimeve).

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. U., 29 vjeç dhe B. D., 23 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, më parë, janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë, duke transportuar emigrantë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...