Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kishin pasur kontakt me të për një periudhë kohe.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari jetonte i vetëm, pasi ishte divorcuar disa vite më parë, ndërsa ish-bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet vijojnë.






