34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“500 faqe mashtrime”/ SPAK mori Berishën dhe Malltezin të pandehur për aferën e privatizimit të Kompleksit “Partizani”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Dy prokurorë të SPAK kanë përgatitur një dosje voluminoze me 500 faqe prova, ku Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim dhe “pastrim parash”.

Sipas akuzave të SPAK, gjatë kohës që Berisha ishte në krye të qeverisë, ai ka përdorur postin e tij për të favorizuar drejtpërdrejt dhëndrin e tij, i cili është një nga pronarët e truallit ku më vonë u ndërtuan 19 kulla shumëkatëshe. Berisha akuzohet se ka ushtruar presion mbi institucionet shtetërore për të përshpejtuar procedurat administrative dhe ligjore që lidhen me privatizimin, duke vënë këto struktura shtetërore në shërbim të Malltezit për realizimin e këtij projekti. Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për përfitimin e të ardhurave prej 5.4 milionë eurove në mënyrë të paligjshme, falë ndërhyrjeve dhe vendimeve të qeverisë, të marra nën drejtimin e vjehrrit të tij.

Berisha, pa pritur për të lexuar dosjen, reagoi me ashpërsi ndaj akuzave, duke i cilësuar ato si “500 faqe mashtrime” dhe pjesë e një “hakmarrjeje politike” të orkestruar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Ai pretendon se këto akuza janë pjesë e një fushate politike dhe mafioze për ta diskredituar atë personalisht dhe politikisht. Sipas Berishës, nuk ekzistojnë as prova, as fakte dhe as dokumente që të dëshmojnë për ndonjë shkelje në këtë proces.

Ndërkohë, përkrahësit e Berishës, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Luan Baçi, kanë mbështetur ish-kryeministrin dhe kanë sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar për veprime me prapavijë politike. Noka madje ka kërcënuar Dumanin duke paralajmëruar një fund të ngjashëm me atë të Koçi Xoxes, ndërsa ka kritikuar prokurorët për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

Luan Baçi, nga ana tjetër, e quajti këtë proces një “burgosje politike” dhe pretendoi se opozita është duke protestuar kundër padrejtësisë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë. Ai shtoi se protesta e përkrahësve të opozitës para SPAK është spontane dhe se mbështetësit kanë ardhur me vullnet të lirë për të shprehur indinjatën e tyre.

Në anën tjetër, Jamarbër Malltezi është paraqitur në SPAK në orën 14:00 dhe, ndryshe nga Berisha që qëndroi për 20 minuta, ai doli brenda 5 minutash, pasi firmosi marrjen në dijeni të akuzave dhe mori në dorë dosjen prej 500 faqesh. Malltezi ishte i shoqëruar nga avokati i tij dhe një polic gjatë largimit nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas informacioneve, avokatët kanë firmosur për marrjen në dijeni të akuzave dhe tani do të shqyrtojnë aktet dhe provat që janë mbledhur në dosje. Prokurorët kanë afat deri më 2 tetor për të vendosur nëse do të çojnë të gjithë dosjen në gjykatë, përfshirë edhe hetimet për pasuritë e familjes Berisha, apo nëse do të ndajnë çështjen në faza të ndryshme.

Ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi është hera e parë që një ish-president dhe ish-kryeministër i vendit merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Për shkak të këtij zhvillimi, policia kishte shtuar masat e sigurisë rreth godinës së SPAK, për shkak të thirrjes së Berishës për të mbledhur militantë dhe mbështetës para Prokurorisë për të protestuar kundër akuzave.

Që nga 30 dhjetori i vitit 2023, Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, masë e vendosur nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK. Ish-kryeministri akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij, duke ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që përshpejtuan procedurat për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Malltezi akuzohet për përfshirje në korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura të konsiderueshme në mënyrë të paligjshme si rezultat i këtij procesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...