23.4 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

54-Vjeçari Shqiptar plagoset rëndë gjatë tentativës së grabitjes në portugali

Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Valença, në argjendarinë “Cacho”, e cila ndodhet në Avenida Miguel Dantas. Pesë persona, të cilët dyshohej për lidhje me ngjarje kriminale në Portugali dhe Spanjë, kanë tentuar të grabisin argjendarinë, duke goditur në kokë një prej dy vëllezërve pronarë të saj.

Grupi i grabitësve ishte nën vëzhgimin e agjentëve të Policisë së GNR dhe një prokurori, të cilët kishin informacion për aktivitete të dyshimta të tyre. Sapo grabitësit kanë tentuar të realizojnë grabitjen, policia dhe prokurori kanë ndërhyrë menjëherë. Gjatë ndërhyrjes, policia ka hapur zjarr në ajër, ndërsa njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri. Si pasojë, prokurori ka qëlluar grabitësin në bark dhe në kyçin e dorës.

I plagosuri ka pësuar një arrest kardio-respirator, por magjistrati ka ndërhyrë me manovra reanimative, duke i shpëtuar jetën. Ai është transportuar më pas në spitalin “Viana do Castelo” dhe ka arritur të rimarrë puls. I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, me vizë qëndrimi në Maltë. Katër të tjerët janë shtetas marokenë dhe italianë, dhe të gjithë ishin të armatosur me armë zjarri gjatë tentativës së grabitjes.

Policia portugeze ka konfirmuar se hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të siguruar përgjegjësinë e grabitësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...