29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

6 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për trafik droge

6 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për trafik droge. Te rinjtë u arrestuan në 3 operacione të ndryshme.

Nderkaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Finalizohen brenda 24 orëve, 3 operacione policore, të koduara “Cooper”, “The departed” dhe “Seller”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2.

Gjatë operacionit policor të koduar “Cooper”, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u kapën në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, u sekuestruan dy automjete, lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe shuma parash të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “The departed”, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kapën në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjatë operacionit policor të koduar “Seller”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u kap në flagrancë 1 shtetas që shpërndante lëndë narkotike, u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Cooper”, “The departed” dhe “Seller”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooper” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 24 vjeç, K. V., 32 vjeç, dhe R. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Në rrugën “Tefta Tashko”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. K., i cili në ambientet e një lokali ka takuar shtetasin K. V. dhe shtetasin R. K., të cilëve iu ka lënë një qese të dyshuar me lëndë narkotike, në automjet. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. K. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të automjetit, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete në përdorim të këtyre shtetasve, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa e ndarë në doza, 1070 euro dhe shuma parash të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The departed” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. H., 19 vjeç, dhe B. M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa, e ndanin në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Seller” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. Z. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe në zona të tjera të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...