26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi 30 personalitete që kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit dhe formimin e artistëve të rinj.

Në aktivitet mori pjesë edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me personalitete të artit, pedagogë, drejtues dhe studentë të Universitetit të Arteve.

Në fjalën e tij, Gonxhja vlerësoi rolin e këtij institucioni si një hapësirë jo vetëm akademike, por edhe kulturore dhe intelektuale, ku janë formuar breza artistësh që kanë përfaqësuar Shqipërinë në skena ndërkombëtare.

“Universiteti i Arteve ka qenë një hapësirë lirie, guximi dhe mendimi kritik në Shqipëri. Pedagogët kanë ruajtur traditën dhe kanë përcjellë pasionin për artin te brezat e rinj”, u shpreh ai.

I themeluar në vitin 1966, institucioni ka kaluar disa transformime strukturore, duke nisur si Instituti i Lartë i Arteve, më pas Akademia e Arteve dhe që prej vitit 2011 funksionon si Universiteti i Arteve, me fakultete në muzikë, arte të bukura dhe art skenik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...