12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

7 emigrantë mbërrijnë në Brindizi pas pezullimit të vendimit nga Gjykata e Romës

Në mesnatë kanë mbërritur në portin e Brindizit, Itali, 7 emigrantë që ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë. Ata udhëtuan me anijen e rojes bregdetare “Visalli”, duke nisur udhëtimin nga porti i Shëngjinit në orën 19:00. Kthimi i tyre erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Romës, seksioni i emigracionit, që vendosi të pezullonte ndalimin e tyre dhe çështjen t’ia kalonte Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjykata e Romës kërkoi që Gjykata Evropiane të Drejtësisë të vendosë nëse ligji italian për “vendet e sigurta” duhet të prevalojë, ligj që parashikon një procedurë automatike dëbimi, ose të aplikohet vendimi i gjyqtarëve evropianë që kërkojnë që çdo kërkesë emigranti të vlerësohet rast pas rasti.

Një grup tjetër prej 8 emigrantësh ishte mbërritur më 8 nëntor me anijen “Libra” të marinës italiane, njëri prej të cilëve u kthye për arsye shëndetësore, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër. Vendimi i qeverisë italiane të udhëhequr nga Meloni, i cili ka ndryshuar listën e “vendeve të sigurta”, ende nuk është konsideruar ligjor nga gjykatat, pasi duhet të përshtatet me listën e Bashkimit Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...