Një 73-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e një lokali në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në lagjen nr. 17 të qytetit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, viktima, shtetasi me inicialet S. P., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrale.
“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale,” thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për përgatitjen e raportit përfundimtar.






