20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Irani paralajmëron sulme ndaj bankave dhe institucioneve financiare në Lindjen e Mesme

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme mund të jenë objektiva të sulmeve të ardhshme.

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg bankave dhe institucioneve financiare brenda një rrezeje prej një kilometri, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon. Më herët, presidenti iranian Masoud Pezeshkian theksoi se Teherani kishte synuar vetëm bazat nga të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin nisur sulme ndaj territorit iranian.

Ndërkohë, një zëdhënës iranian paralajmëroi për një përshkallëzim të mëtejshëm, duke deklaruar se veprimet e kundërshtarëve kanë hapur rrugën për sulme ndaj objektivave financiare.

“Me këtë praktikë të paligjshme dhe jokonvencionale, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të synuar qendrat financiare dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon. Amerikanët duhet të presin hakmarrje të dhimbshme nga ne”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...