8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Pandemia mbylli 7% të bizneseve të huaja në Shqipëri/ Falimentojnë 458 sipërmarrje italiane

Viti pandemik 2020 rezultoi i vështirë për biznesin, por sidomos për aktivitetet e huaja, të cilat e patën të pamundur të vijonin punën.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar e mbyllën aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe me pronësi të përzier vendase dhe të huaj, duke bërë që numri i sipërmarrjeve të huaja të bjerë me 6.3 për qind në raport me vitin 2019. Sipërmarrjet e mbyllura përbëjnë gati 7% të subjekteve të huaja e të përbashkëta që ushtrojnë aktivitetin në vend.

Rënia e bizneseve nga partnerët kryesore tregtare (Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Gjermania, Maqedonia, Izraeli, SHBA) ishte më e fortë me rreth 16%, por u kompensua disi nga hapja e bizneseve nga vende të tjera, të cilat u rriten me 23.5% më 2020.

Falimentet më të mëdha u panë në ndërmarrjet italiane në Shqipëri me rreth 408 të tilla. Italia është vendi me numrin më të madh të bizneseve në vendin tonë me rreth 2553 të tilla, me rënie 15 % në raport me vitin 2019. Ndërsa në përqindje rënien më të madhe e kishin bizneset nga Izraeli, me 59% pak se në 2019 ose me 99 biznese të mbyllura. Ndërmarrjet nga ky vend operojnë kryesisht në sektorin e call center dhe në bujqësi.

Gjatë vitit pandemik u mbyllën një seri biznesesh nga partnerët kryesor të tregtare të vendit. 58 biznese mbyllen aktivitetin më 2020. Totali i bizneseve nga Kosova pësoi rënie me 13 % gjatë vitit pandemik, ndërmarrjet nga Greqia shënuan rënie me 15% ato nga Maqedonia me 22 %, dhe Turqia me 7%.

Por teksa bizneset nga partneret tanë tregtarë shënuan rënie, pësuan rritje bizneset me të cilat Shqipëria nuk e ka të zhvilluar shumë bashkëpunimin ekonomikë.

Bizneset nga vendet e tjera në vendin tonë arritën në 1903 subjekte me një rritje 23 për qind në raport me vitin 2019.

Zinxhirët e furnizimit u dëmtuan nga kufizimet e pandemisë, ndaj shumë shtete që më parë nuk kishin marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me vendin tonë krijuan lidhje të reja gjatë pandemisë duke hapur edhe biznese. Në të kundërt bizneset nga vendet partnere nuk mbijetuan në kushtet e krizës pandemike dhe ekonomike.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6% të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 4,0% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2019, dhe punësojnë 12,4% të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9% dhe 12,1%.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...