34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Qeveria shqiptare i jep “dritën jeshile” nisjes së projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Mbi një muaj pasi u firmos marrëveshja, qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i jep “dritën jeshile” nisjes së projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga konsorciumi pjesë e të cilit është kompania e politikanit Behgjet Pacolli, YDA Group dhe 2A Group.

Punimet për ndërtimin e aeroportit që pritet që të nisin së shpejti do të jenë në disa faza. Vendndodhja është në zonën e Akërnisë në Vlorë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Koncesioni bazohet në formulën: ndërtim – operim – transferim, ku investimi prej afro 103.9 milionë Eurosh do të jetë privat, ndërsa buxheti i shtetit merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë Euro, nga 35 vjet që firma do të mbajë të drejtat e operimit.

VENDIMI I PLOTE

Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës (via)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k., si koncesionari për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

“Konflikt interesi te gjyqtari Ilir Panda?”, ndryshimet në trupën gjykuese për Veliajn ngrenë pikëpyetje...

0
Ndryshime të papritura procedurale në Gjykatën e Lartë kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka...

“Nëse do të isha në vend të Millosheviqit do të bëja spastrim etnik”, deklarata...

0
Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, nëse...