13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Greqia do të shpërndajë 40,000 doza vaksinash anti-Covid për fqinjët e saj

Greqia do të shpërndajë 40,000 doza vaksinash anti-Covid për fqinjët e saj, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije këtë të enjte, zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni.

“Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe 20,000 doza për Shqipërinë”, u shpreh ajo, citon Kathimerini.

Por ajo nuk specifikoi se kur dozat e vaksinave do të dorëzohen në të dyja vendet, duke theksuar se kjo do të bëhej në konsultim me Komisionin Europian.

Po ashtu, mësohet se Bullgaria do t’i dhurojë vendeve të Ballkanit 150 mijë doza vaksine, nga ku përfiton edhe Shqipëria.

Kujtojmë se qeveria jonë është angazhuar që brenda qershorit të jenë vaksinuar 1 milion qytetarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT